Kulla: Kanë dalë në rrjet të dhënat e TIMS. Imagjino sikur të dalin edhe komunikimet e politikanëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2022, 21:36
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, eksperti i sigurisë, Ilir Kulla u shpreh se sot kanë dalë në rrjet të dhënat e sistemit TIMS.
Sipas tij, hackerat nuk janë vetëm iranianë, por janë deri në Venezuelë e kinë dhe se pas tyre qëndron edhe qeveria e Iranit.
Kulla: Sot kanë dalë në rrjet të dhënat e sistemit TIMS. Imagjino sikur kështu të dalin edhe komunikimet e politikanëve. Apo të dhënat bankare. Apo të dhënat e kompanive më të mëdha tatimore në vend, apo të bankës qendrore.
Prandaj situata të veçanta kërkojnë zgjidhje të veçanta. Hackerat nuk janë vetëm iranianë, por janë deri në Venezuelë e kinë. Pas hackerave iranianë qëndron qeveria e Iranit.
