Ishte duke peshkuar, por grepi i ra në kontakt me tensionin e lartë, shpëton mrekullisht peshkatari
Një person është shtruar në spital pasi pësoi djegie në disa pjesë të trupi teksa ishte duke peshkuar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Voskopojë, Korçë ku shtetasi A.S hodhi grepin e peshkimit i cili ra në kontakt me telat e tensionit të lartë.
"Më datë 12.09.2022, në fshatin Voskopojë, Korçë, shtetasi A. S., banues në Korçë, duke peshkuar në lumë, gjatë hedhjes së grepit për të peshkuar, grepi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar shkarkesë elektrike. Si pasojë e shkarkesës, shtetasi A. S., ka pësuar djegie në trup. Ky shtetas është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën," - thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
