Viti i ri shkollor, Vlora me 1662 nxënës më pak, 4 shkolla rrezikojnë bashkimin
Viti i ri shkollor në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme nis sot në mbarë vendin.
12300 nxënës do ti nështrohen procesit mësimor për vitin shkollor 2022-2023 në bashkinë Vlorë dhe Himarë ku dominon arsimi publik në krahasim me atë privat, tha drejtoresha e zyrës vendore të arsimit , Irena Toshkallari.
"Përsa i përket nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollave janë 880 nxënës, flasim në shifra të përafërta sepse ende nuk ka përfunduar proçesi i konfirmimit të nxënësve që kanë pasur vështirësi për regjistrimin nëpërmjet sistemit në e albania, që ka te gjitha hapat e saj të ndërveprimit mes institucionit arsimor, ZVA , Ministrisë së arsimit dhe AKSH njëkohësisht. 617 nxënës është numri për klasat e dhjeta ku dominon arsimi publik në krahasim me atë privat," tha ajo.
Sa i përket numrit të nxënësve tendenca është në renie tha Toshkallari.
"Kjo shkon në linje edhe të numrit të lindjeve dhe numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe sigurisht prek edhe sistemin arsimor, por ajo që mbetet për tu vlerësuar është se proporcionaliteti i stafit mësimor krahasuar me një vit më parë nuk ka pasur rënie duke siguruar që të gjithë mësuesit të vazhdojnë të jenë në sistemin arsimor ," tha ajo.
Fatmirësisht këtë vit nuk rrezikon të mbyllet asnjë shkollë megjithatë tendenca në disa prej shkollave në zonat rurale është në renie.
"Nëse flasim për bashkinë e Himarës shkolla e cila ka 80 nxënës është shkolla "Memo Metaj" në Kuç, megjithatë janë bërë përpjekje që kjo shkollë të vazhdojë të ofrojë shërbimin arsimor për të gjithë nxënësit e komunitetit, ndërkohë që ka një rënie në bashkinë e Vlorës, psh shkolla "Faslli Dano", shkolla e mesme në Llakatund, shkolla në Orikum apo shkolla "Shaban Demiraj" në Vlorë të cilat po shikohen mundesitë që mos të mbyllen, por të krijohen shkollat e mesme të bashkuara . është një çështje që mbetet për tu diktuar pas miratimit të projektligjit tëri per arsimin," tha ajo.
Jemi të vetedijshem që jo çdo gjë është nëstandartin më të lartë për të ofruar shërbimin arsimor, megjithatë ekzistojnë përpjekje nga më të ndryshme nga vetë stafi mësimor, nga mbështetja e strukturave përkatesë në bashkinë Vlorë,- tha drejotresha e ZVA Vlorë.
"Vlen të permendet shkolla "Muço Delo" që ka një rikonstruksion total këtë vit, njëkohesisht edhe dizinfektimi apo ndërhyrje të vogla janë bërë në disa shkolla. Është parashikuar në buxhetin e bashkisë edhe rikonstruksioni i disa shkollave në qytet si "15 Tetori" apo "Avni Rustemi", megjithatë ka edhe disa shkolla që kane bërë përpjekje që të jenë funksionale sikurse është shkolla e Kërkoves" e cila ka nevojë për ndërhyrje të menjehershme por na është bërë me dije nga strukturat përkatëse në bashki, që është gati projekti për ta rikonstruktuar," tha ajo.
Këtë vit të ri shkollor tre shkolla do të zhvillojnë mësimin me 2 turne si shkolla Rilindja, Lef Sallata, Jani Minga. Sakaq ndryshe nga viti i kaluar të gjitha shkollat janë pajisur me regjistra.
