Klasa “bosh” e shkolla të mbyllura, viti shkollor nis me mijëra nxënës më pak dhe probleme të vjetra
Mijëra nxënës më pak në klasa, shkolla që shkrihen e të tjera që vuajnë probleme me infrastrukturën. Kjo ishte panorama e ditës së parë të shkollës nga jugu në veri.
12300 nxënës u rikthyen në bankat e Shkollës në Vlorë e Himarë, 1662 më pak në krahasim me një vit më parë.
4 shkolla rrezikojnë bashkimin, ndërsa tre shkolla do të zhvillojnë mësimin me 2 turne.
"Tendenca është në rënie për numrin e nxënësve dhe kjo shkon paralel me numrin e përgjithshëm të lindjeve dhe numrit të popullsisë," tha një specialiste.
Në Dibër, viti shkollor nisi me 7174 nxënës, rreth 400 me pak nga viti që shkoi, dhe bashkimin e dy shkollave që si për ironi u rikonstruktuan gjatë verës.
8900 nxënës nisën procesim mësimor në 46 shkolla në bashkinë Lushnje, rreth 300 në krahasim me vitin e kaluar.
Në 3 institucione arsimore në qytet mësimi do të bëhet me dy turne.
3 shkolla mbyllen në fshatrat e Pogradecit për shkak të rënies së numrit të nxënësve, ndërsa në qarkun e Korçës këtë vit nisën shkollën 250 nxënës më pak.
Një shkollë mbyllet dhe tre të tjera do të bashkohen në terrorin e bashkisë Elbasan për shkak të numrit të nxënësve.
10 shkolla do të zhvillojnë mësim me turne, ndërsa disa të tjera kanë probleme me infrastrukturën.
4704 nga 28 931 nxënësit e Durrësit do ta zhvillojnë mësimin me turne në shkolla të tjera, pasi procesi procesi i rindërtimit të institucioneve arsimore të dëmtuara nga tërmeti nuk ka përfunduar.
Viti shkollor nisi 444 nxënës më pak në Lezhë, megjithatë nuk ka shkolla të mbyllura.
16500 nxënës nisën procesin mësimor nga klasa e parë në të 10 në Shkodër, 65 më pak krahasuar me një vit më parë.
Disa institucione vuajnë mungesën investimesh, ndaj kryebashkiaku kërkoi ndihmën e qeverisë.
"Nëpërmjet miratimit të financimeve për projekte të ndryshme që dhe ne si institucion i bashkisë e kemi përcjell vazhdimisht," tha ai.
Me rreth 200 nxënës më shumë në krahasim me vitin e kaluar, Gjirokastra është ndër bashkitë e pakta në vend ku numri i nxënësve këtë vit të ri shkollor shënoi rritje.

Gazetare: Edisona Skënderi, Iris Rezhda, Entiola Budo, Edi Ruçi, Bepin Kolvataj


