Pas katër vitesh Gjykata Kushtetuese me 9 anëtarë, Ilir Toska anëtari i ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2022, 11:44
Pas katër vitesh Gjykata Kushtetuese plotësohet me 9 anëtarë.
Sot mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi procedurën e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar për këtë qëllim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Në përfundim të procesit të votimit, komisioni renditi të parin z. Ilir Toska me 13 (trembëdhjetë) vota. Në këto kushte, z. Ilir Toska zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare.

Ilir Toska

Ilir Toska

Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë