Pogradec/ Thyen xhamat dhe dyert e stacionit të pompimit të ujit, policia në kërkim të autorëve

Persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat dhe dyert në stacioni i pompimit të ujit në fshatin Vërçun, Pogradec.

Nuk dihet cilët kanë qenë këta persona, ndërsa informacioni për gazetaren e Ora News është konfirmuar nga banorët e zonës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar personat.

Sipas informacioneve nga banorët e fshatit, brenda stacionit ka materiale si pompa dhe elektromotorrë që arrijnë vlera të mëdha në lekë.