Kongresi i arsimit, Rama propozon provime për gjuhën shqipe si ato për anglishten në çdo nivel arsimi

Në Kongresin kombëtar të arsimin, kryeministri Edi Rama deklaroi se  ka ardhur momenti që gjuha shqipe të futet në çdo nivel të arsimit, si atë parauniversitar dhe atë universitar.

"Mbase ka ardhur momenti që të kërkojmë futjen e gjuhës shqipe në çdo nivel të arsimit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Është gjë e madhe dhe bëjmë mirë që kërkojmë në vazhdimësi, të dimë se sa të aftë janë të rinjtë dhe të rejat të folin anglishten, me një sistem të tërë provimesh.

Por është realisht një mangësi sot që nuk kemi të njëjtin sistem sot për gjuhën tonë amtare, të cilën e marrim për të mirëqenë pasi mësojmë fëmijët tanë të lexojnë dhe shkruajnë shqip," tha ai.

Të rinjtë shqiptarë që duan të mbrojnë anglishten apo të vërtetojnë se cilin nivel të saj zotërojnë japin provime si A1/2, B1/2 dhe C1/2.

Por një gjë e tillë nuk ndodh me shqipen dhe pikërisht nga kjo ka dhe shumë të rinj e të reja që mund të kenë probleme me drejtshkrimin dhe drejtshqiptimin e saj.