Kongresi i Arsimit, Rama: Statusi i ri i Shqipërisë do shfrytëzohet në integrimin e universiteteve tona tek ato të BE
Në Kongresin kombëtar të arsimin, kryeministri Edi Rama deklaroi se statusi i ri i Shqipërisë, si një vend kandidat në anëtarësimin në BE, do të shfrytëzohet që një ndër politikat dialoguese mes vendeve të jenë dhe universitetet e vendit dhe integrimi i tyre në universitetet europiane.
"Ndërkombëtarizimi i sistemit universitar është shumë një domosdoshëmëri. Ne shpresojmë shumë që përmes lobitimit politik, pranë BE-së dhe KE-së duke përfituar dhe nga pozicioni i ri që kemi që negocion, sëbashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të bindim BE-në që ta përfshijë edhe sistemin universitar të vendeve tona, në sistemin universitar europian.
Kjo që edhe universitetet tona të kenë mundësi të hyjnë në sistemin universitar europian.
Kjo do ti krijonte mundësi universiteteve tona të hyjnë në sistemin universitar europian ku më pas sinergjitë mes universiteteve dhe bashkimi i programeve, ndërveprimi mes studentëve dhe pedagogëve, njësimi i diplomës, mundësia që ti të studiosh në Shkodër apo Vlorë, por të marrësh një diplomë europiane, falë kësaj sinergjie është shumë e thjeshtë dhe mbi të gjitha është një proces i mbështetur financiarisht dhe masivisht nga BE-ja," tha Rama.
