Lirohet Ismail Morina, Apeli i Durrësit i mbyll “Ballistit” dosjen për armën pa leje

Ismail Morina, fansi i kombëtares së futbollit i famshëm për dronin me flamurin“autokton” në mes të Beogradit ka mbyllur përfundimisht cështjet me drejtësinë shqiptare. Gjykata e Apelit Durrës e liroi Ballistin nga hetimet për një armë pa leje që iu kap në vitin 2015.

Gjykatëa e Apelit Durrës ka lënë të lirë Ismail Morinën, duke mbyllr çështjen e armëmbajtjes pa leje.

Gjyqtarja Anita Mici vendosi të lirojë përfundimisht tifozin e kombëtares së futbollit që më së shumti njihet me nofkën “Ballisti”, nga akuzat dhe hetimet e nisura në vitin 2015.

Asokohe ai u arrestua me një pistolete pa leje në Tiranë, të cilën deklaroi se e mbante për shkak të kërcënimeve nga ekstremistë serbe, pas aktit të ngritjes së dronit me flamurin “AUTOCHTHONOUS” në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, në tetor të vitit 2014.

Në korrik të vitit 2016, Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 2 vite burg, dënim i cili u ul në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Por ai nuk qëndroi asnjë ditë në qeli pasi u la në 18 muaj shërbim prove.

Mos respektimi i këtij vendimi e coi në pranga në Prill të këtij viti në Kukës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit.

Për shkak se nuk ishte paraqitur në shërbimin e provës për një kohë të gjatë, togat e zeza vendosën të kthejnë në qeli për të shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Por me vendimin e Apelit, cështja konsiderohet e mbyllur dhe Ballisti është i lirë.

Lirohet Ismail Morina, Apeli i Durrësit i mbyll “Ballistit”