Bylis zhyt në krizë Laçin, në Kurbin vendos goli i Trumçit

Bylis bëhet skuadra e dytë rresht që i shkëput fitore në shtëpi Laçit. Pas Egnatias, një tjetër skuadër modeste në letër gjen suksesin dhe tre pikët në Kurbin dhe këtë herë është ekipi i Arjan Bellait që zhyt në krizë rezultatesh kurbinasit që numëojnë vetëm një fitore në 4 të parat.

Kapiteni Trumçi shënoi një gol të rëndë në minutën e 56 të ndeshjes që dominuar kryesisht nga bardhezinjtë por skuadra e Vukiçeviç nuk gjeti katërkëndëshin e Aldo Teqjas që reagoi në kohën e duhur në disa raste për të ruajtur të paprekur portën e Bylisit që arrin suksesin e dytë sezonal dhe fshin zhgënjimin e humbjes me Partizanin vetëm një javë më parë.

Pas këtij suksesi Bylis shkon në vendin e dytë me 7 pikë ndërsa Laçi mbetet në vendin e 8 me 3 pikë.