Muller i drejtëpërdrejtë: Ia dhuruam barazimin Stuttgart-it
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2022, 11:53
Barazimi i tretë rresht në kampionat nuk kalon pa bërë zhurmë. Bayerni i Mynihut harron të fitojë në Bundesliga dhe ky është një lajm i madh për futbollin gjerman ku për 10 vite rresht bavarezët kanë superdominuar.
Kapiteni Thomas Muller nuk kursehet në kritika ndaj skuadrës dhe shokëve të tij që u ndalën në barazim 2-2 nga Stuttgarti në shtëpi.
"Jam shumë i nxehur për herë të parë këtë sezon. Jam i nxehur edhe me veten time. Nëse je në avantazh dhe e lejuam kundërshtarin të na sulmonte tregon se nuk kemi intensitet dhe uri. Për herë të pare ketë sezon e ndiej se kemi dhuruar diçka në një ndeshje".
