Fundi i një monarkeje, funeral I mbretëreshës do të mbahet më 19 shtator
Arkivoli i mbretëreshës Elizabeth II është larguar nga kështjella Balmoral për të nisur udhëtimin e saj të fundit. Largimi solemn i arkivolit të mbretëreshës nga Kalaja Balmoral për në Edinburg shënon fillimin e zisë kombëtare që kulmon në funeralin e saj shtetëror në Londër më 19 shtator.
Për 17 ditë me radhë Mbretëria e Bashkuar do të jetë në një zi kombëtar në nder të Mbretëreshës Elisabeth II, e cila ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes. Arkivoli I mbretëreshës u nis sot nga Balmoral, aty ku madhëria e saj ndërroi jetë për në Edinburg.
Një makinë që mban arkivolin e monarkut më jetëgjatë të Britanisë do të bëjë një udhëtim 6-orësh nëpër qytetet skoceze përpara se të mbërrijë në Edinburg, ku do të qëndrojë për dy ditë në mënyrë që njerëzit të mund ti japin lamtumirën e fundit.
Së pari, nëpër fshatrat e Royal Deeside – toka që ajo e donte – pastaj Aberdeen, Dundee dhe në fund Edinburgh ku arkivoli do të pushojë në Pallatin e Holyroodhouse, rezidenca zyrtare e monarkut britanik në kryeqytetin skocez ku do të qëndrojë në dhomën e fronit përpara një ceremonie, të ndjekur nga Mbreti Charles III, në Katedralen St Giles të hënën.
Një ditë më parë, djali i saj Charles III u shpall zyrtarisht mbret. Vetë mbreti do të udhëtojë në Edinburg të hënën për një shërbim lutjeje, përpara se trupi i mbretëreshës të dërgohet në kryeqytet të martën.
E gjithë pasuria e Mbretëreshës Elizabeth iu la trashëgim Charles
11 Shtator, 07:13
Ajo do të qëndrojë për katër ditë në kryeqytet, një ngjarje që pritet të tërheqë të paktën një milion njerëz, funerali I së cilës do të ndiqet në mbarë botën dhe do të tërheqë krerë të shumtë shtetesh.

