Berisha: Në Beograd po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Ramës
Kryetari i PD-së Sali Berisha ishte sot në Kolonjë në një bashkëbisedim me qytetarët deklaroi se në Seri po rieksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Ramës.
Berisha: E dini ju çfarë po eksportohet?! Jua them unë! Po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Ramës, se është lista! Është e vërtetë. Janë rritur eksportet me Serbinë 30% nga të cilat 20% janë eksporte të plehrave kimike të depozituara në Shqipëri me çmime të larta.
Fermerët nuk i kanë blerë dot dhe këta i rieskportojnë. Ky është “eksporti shqiptar”. Ne nuk prodhojmë asnjë kilogram ure, as nitrat më kurse importet serbe janë rritur me 250%! Janë rritur me 2.5 herë në një hark kohor dyvjeçar!”
Berishat tha se Kolonja dhe vetë Shqipëria është në rrezik dhe se nuk duhet të pajtohemi me këtë rrokullisje por ti themi ndal Ramës i cili në vend që të çojë vendin drejt BE-së po e çon drejt Beogradit.
