“Katundi i Vogël” në Maqellarë i braktisur nga banorët

Fshatrat në vendin tonë po boshatisen nga banorët. Në Katund të Vogël të Maqellares, dikur kishte 156 familje ndërsa tanimë atje jetojnë vetëm 90 prej tyre, dhe kryesisht kanë mbetur mosha e tretë. Emigracioni masiv i nxitur nga kushtet ekonomike është shkaku kryesor i ikje së banorëve nga fshatrat.

Rrugët e fshatit “Katund i Vogël” në Maqellarë të Dibrës janë bosh.

Askush nuk lëviz më në to dhe shtëpive u është vënë kyqi.

Naim Kosiqi thotë se në vitet 90 në fshat kishte 156 familje, sot situata është dramatike.

"Unë kam qenë kryetar fronti dhe dikur ka qenë 165 familje. Sot është me 90 familje po dhe ata janë me nga dy vetë, burrë e grua," tha ai.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Parashikimet e trendit të ikjeve janë të zymta.

"E ardhmja e një kombi varet nga udhëheqja që ka. Udhëheqja nuk bën. S'ka rrugë tjetër. Me këto ritme, mendoj se brenda 20 viteve do ngelen 20 shtëpi në fshatin tonë," tha ai.

Kushtet ekonomike është arsyeja kryesore e boshatisjes së fshatit “Katund i Vogël”.

"Gjendja ekonomike është në varësi të kurbetit. Kanë ngelur mosha ime dhe më të moshuar.

I kanë lënë shtëpitë e kanë ikur, i kanë braktisur. Të gjithë ata që kanë pasur lekë e kanë bërë vila, kanë investuar një pjesë këtu e kanë ikur. Kanë blerë shtëpi poshtë," tha ai.

Ikjet masive nga zonat rurale janë kthyer në një shqetësim real vitet e fundit në vendin tonë, ndërsa fshatrat po boshatisen me shpejtësi anembanë vendit.