Europa League, gotë kokës arbitrit kryesor të sfidës në Qipro (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2022, 23:12
Dhunë ndaj arbitrave në ndeshjet europiane, një fenomen që nuk është i rrallë edhe në sfidat që konsiderohen vitrinë e futbollit europian. Në duelin e Europa League, Omonia Nicosia-Sheriff Tiraspol, tifozët e skuadrës qipriote lëshuan mjete të forta në drejtim të arbitrit duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes në mesin e pjesës së dytë.
Ngjarja u regjistrua në rastin e golit të dytë të skuadrës moldave kur futbollistët e Sheriff po festonin rrjetën që i kaloi në avantazh teksa një gotë goditi në kokë arbitrin edhe pse pa pasoja për shëndetin e tij.
Viktima është arbitri slloven Obrenoviç që u kontrollua nga mjekët e pranishëm në stadium dhe më pas doli sërish në fushë për ta drejtuar ndeshjen deri në fund.
