VIDEO/ Ronaldo nuk arrin të përshtatet me Europa League, Roma dështon, Lazio fiton

Manchester United rikthehet te humbjet edhe pse në Conference League dhe për më tepër me Cristiano Ronaldon titullar.

Skuadra angleze që këtë sezon duhet të luajë në kompeticionin e dytë të rëndësishëm europian, u mund në shtëpi nga Real Sociedad 1-0 duke i dhënë fund serisë pozitive prej 4 fitoresh në Premier League, një sinjal jo shumë pozitiv për ekipin që kërkon të shkojë deri në fund të këtij kompeticioni.

Humbet edhe Roma në transfertën e Ludogorets që u mund 2-1 duke regjistruar disfatën e dytë rresht brenda pak ditëve pas humbjes turpëruese në Udine.

Një tjetër skuadër romane në fushën e lojës, Lazio me Hysajn titullar, shkatërroi Feynoord 4-2.