Deputeja Koti: Paketa e rezistencës fasadë, mashtrohen qytetarët
Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti deklaroi se paketa e dytë e rezistencës e paraqitur nga Rama ditën e sotme dhe e bërë më parë publike nga ministrja Balluku është fasada e radhës e qeverisë.
Gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj Koti tha se PD ka bërë propozime por asnjë prej tyre nuk është marrë për bazë.
Sorina Koti: Paketa e rezistencës që shkon kryesisht për pensionistët dhe për personat që i përkasin shtresës në nevojë nuk është kah situatës aktuale. Qeveria nuk ka marrë për bazë asnjë nga rekomandimet e PD. Ky realitet nuk i pëlqen qeverisë dhe mjaftohet vetëm duke dhënë paketa të ndihmës sociale që nuk janë të prekshme me realitetin shqiptar. Për fat të keq paketa e dytë që prezantoi kryeministri nuk është gjë tjetër veçse fasada për të gënjyer, për të mashtruar qytetarët shqiptarë. Paketa e radhës bëhet për t'ju hedhur hi në sy qytetarëve.