Merkatoja e lojtarëve, vera e vitit 2022 shënon rekordin absolut. Agjentët u bënë edhe më të pasur
Agjentët e lojtarëve janë fituesit e bonusit të merkatos së verës 2022 ku janë finalizuar në total marrëveshje me vlerë 4.8 miliardë euro. Sipas një analize të detajuar, në total janë transferuar në skuadra të reja 9717 lojtarë ndërsa nga lëvizjet e tyre, agjentët kanë përfituar në bazë komisionesh rreth 480 milionë euro.
Nëse do ta finalizohen edhe 417 transferimet që për momentin janë në pritje, atëherë për herë të parë në një dritare të merkatos verës do të kalohet kufiri 10 mijë. Rekordin e mban viti 2019 me 9092 transferime ndërsa krahasuar me vitin e kaluar, agjentët kanë arkëtuar rreth 100 milionë më shumë.
Vendin e parë e mbajnë klubet e konfederatës UEFA me 6500 transferime, ndërsa Premier League është lider me më shumë se 2 miliardë euro shpenzime. Francezët, italianët, spanjollët dhe gjermanët të marrë sëbashku shkojnë deri në kuotën 1.85 miliardë.
Rritjen më të madhe të shitjeve e ka regjistruar Portugalia me 420 milionë euro, ndërsa Italia Gjermania e Franca kanë shitur në vlerat e 500 milionë eurove.
