Graham Potter, trajneri që i detyron futbollistët të kërcejnë “Liqenin e mjelmave”

Tashmë që Graham Potter është zyrtarizuar në krye të stolit të Chelseat, lojtarët e klubit londinez bëjnë mirë të mësojnë disa nga veset e teknikut që është disi anormal krahasuar me paraardhësit ë tij. Ai krijoi një kulturë ndryshe te Ostersunds në Suedi dhe e transferoi atë edhe te Swansea fillimisht e më pas te Brighton.

Ai është një nga trajnerët e vetëm të Premier League që nxit shpirtin e artistit te lojtarët e tij si një mënyrë origjinale që të marrë më të mirën nga ata. Në një rast në Suedi, ai i çoi lojtarët në një koncert të muzikës rock ndërsa në shumë raste të tjera i ka nxitur ata të kërcenin versionin klasik “Liqeni i mjelmave” aq sa për ndihmësin e tij, skocezin Billy Reid, një gjë e tillë u bë normale.

Rezultatet në fushën e lojës? Mëse të dukshme. Për herë të parë në vitin 2018 skuadra suedeze mundi në Europa League dy gjigandë si Arsenal apo Hertha Berlin. Prapa kuintave, trajneri punoi me artistin Kevin Wahlen për të krijuar një akademi kulture me zona komforti për lojtarët.

Në një intervistë dhënë në vitin 2020 ai kujton se fillimisht lojtarët e kanë urryer për mënyrën e sjelljes së tij por shton se pas faktit që një grup futbollistësh bëjnë balet, ka diçka mahnitëse, emocionuese sepse kjo vërteton që ata nuk mund të luajnë thjesht futboll apo videolojëra.