Balla: Mos u habisni kur BE të shpallë non grata Berishën. Dasma lajm i madh i kësaj vjeshte

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i konsideroi si premtime jo të mbajtura deklaratat e opozitës për aksionin e tyre gjatë vjeshtës.

Ai madje u shpreh se vetëm dasma është lajm i madh i kësaj vjeshte duke pasur parasysh lajmin se djali i ish kryeministrit Berisha do të zhvillojë dasmë.

Taulant Balla: Është në turpin e këtij kuvendi që një non grata nga SHBA e nga Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE jo vonë, vazhdon të livadhisi i qetë. Ndërkohë që nga gjithë ai përbetim gjatë gjithë verës se opozita do të bëjë namin mesa duket vetëm dasma është lajm i madh i kësaj vjeshte.

Moderatorja Armina Mevlani dhe dhe djali i ish kryeministrit Shkëlzen Berisha do të martohen së shpejti. Lajmin e ka bërë të ditur Armina Mevlani.