Reagon Irani: Pretendimet e Shqipërisë për ndërprerjen e marrëdhënieve të pabaza, ndikuan palë të treta

Në një deklaratë pasditen e së mërkurës, ministri i jashtëm iranian Nasser Ka'nani hodhi poshtë, sipas tij, pretendimet e pabaza të qeverisë së Shqipërisë kundër Republikës Islamike të Iranit.

Ministria e Jashtme iraniane e konsideron vendimin e vendit për të ndërprerë marrëdhëniet politike bazuar në pretendime të tilla se janë një veprim i pamenduar në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, - bën me dije pala iraniane.

Nasser Ka'nani tha se vendet e treta, si SHBA-të dhe Izraeli kanë luajtur një rol kyç në vendimin të Shqipërisë.