"Bo bo, si ka vdekur?" Momenti kur bashkëshortja e autorit merr vesh vrasjen e fqinjit

Ky është momenti kur gruaja e  63-vjeçarit, Fatmir Manellari, merr vesh për vrasjen e fqinjit nga i shoqi. Lajmin ja komunikuan gazetarët.

"O bo bo si ka vdekur? Të dy kanë vdekur? O bo bo! Grindeshin për arën atje".

Të njëjtën gjë konfirmon dhe i biri.

"Tani e mora vesh,nuk e dija unë.Ku ta gjej" thotë i biri.

Ngjarja e rëndë u regjistruar rreth orës 17:50 në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Gjatë një konflikti për pronësinë e një ish-kovaçane (punishte për përpunimin e metalit), Manellari plagosi me thikë Yskollarin.  

Ky i fundit u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.