"Agresion shtetëror" SHBA mesazh Iranit: Kur aleati ynë Shqipëria është nën sulm do të ndërmarrim veprime

Shtëpia e Bardhë ka dënuar ashpër sulmin kibernetik të organizuar nga Republika Islamike e Iranit ndaj databazës qeveritare në Shqipëri.

Pak minuta pas deklaratës së kryeministri Edi Rama ku u njoftua ndërprerja e mardhënieve diplomatike me Iranin, Shtëpia e Bardhë në SHBA publikoi një reagim zyrtar përmes zëdhënëses së NSC Adrienne Uatson.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin kibernetik të Iranit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ne i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Rama që Irani të mbajë përgjegjësi për këtë incident të paprecedentë kibernetik. Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e një aleati të SHBA-së dhe që krijojnë një precedent shqetësues për hapësirën kibernetike.

SHBA, theksoi se sjellja e Iranit shpërfill normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në kohë paqeje në hapësirën kibernetike, e cila përfshin një normë për të përmbajtur nga dëmtimi i infrastrukturës kritike që ofron shërbime për publikun.

“Aktiviteti keqdashës kibernetik nga një shtet që dëmton qëllimisht infrastrukturën kritike ose në ndonjë mënyrë tjetër dëmton përdorimin dhe funksionimin e saj për të ofruar shërbime për publikun, mund të ketë efekte kaskaduese vendase, rajonale dhe globale; paraqesin një rrezik të lartë të dëmtimit të popullatës; dhe mund të çojë në përshkallëzim dhe konflikt”.

Ndërkaq, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, pas një takimi me krerët e Kuvendit në Tiranë, ishte e qartë kur tha se SHBA do të veprojë në çdo rast kur cënohet një vend aleat si Shqipëria.

"Ne pamë deklaratën e kryeministrit Edi Rama në mesditë (7 shtator). Shtëpia e Badhë është përgjigjur menjëherë e me forcë. Duhet të jetë absolitisht e qartë. Kur miku ynë dhe aleati ynë, Shqipëria është nën sulm SHBA do të ndërmarrin veprime" ky eshte reagimi i ambasadores se SHBA-se pas mesazhit te kryeministrit Edi Rama se Shqiperia kishte qene pre e një agresioni kibernetik nga Irani.

Deklarata u bë në një prononcim për median pas takimit me me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj përfaqësues i PD-së.

Ambasadorja Yuri Kim deklaroi se takimi ishte pjesë e traditës dhe se do të vijonte të takohej me të gjithë ata drejtues që janë të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe kanë një rol legjitim për të luajtur në forcimin e demokracisë e luftës kundër korrupsionit.

Takimi me që ka qenë me dyer të mbyllura ka zgjatur rreth 80 minuta mëson Ora News. Në mesditë  ambasadorja e SHBA-së takoi kryeministrin Edi Rama