Sherri për kovaçanë mes të moshuarve në Pogradec përfundon me vdekje, vritet me thikë 65-vjeçari
Një vrasje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, pas një sherri mes dy të moshuarve.
Mësohet se personi që ka mbetur i vdekur si pasojë e krimit është një 65-vjeçar i cili ka ndërruar jetë në spital.
Dyshojet se sherri ka qenë për arsye banale, autori dhe viktima komshinj me njëri-tjetrin, janë konfliktuar për pronësinë e një ish-kovaçane (punishte për përpunimin e metalit).
“Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



