Rama do të japë deri në 10 milionë lekë në muaj për këshilltarë dhe ekspertë të huaj

Qeveri ka ndryshuar strukturën dhe nivelin e  pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në disa institucione të administratës publike.

Konkretisht, Këshilli i Ministrave përmes një vendimi të ditës së sotme ka vendosur që të përcaktojë pagesat për këshilltarët e jashtëm dhe ndihmësit e jashtëm të Kryeministrit.

Aty është shtuar një paragraf ku thuhet se Kryeministri gjatë mandatit të tij ka të drejtë të angazhojë si këshilltarë të jashtëm edhe shtetas të huaj, ekspertë/konsulentë të njohur ndërkombëtarisht, me një pagesë jo më shumë sesa 1 000 000 (një milion) lekë në muaj. 

“Përjashtimisht, Kryeministri ka të drejtë të angazhojë si këshilltarë të jashtëm edhe shtetas të huaj, ekspertë/konsulentë të njohur ndërkombëtarisht, me një pagesë jo më shumë sesa 1 000 000 (një milion) lekë në muaj, për një periudhë angazhimi jo më shumë se sa kohëzgjatja e mandatit të tij.” – thuhet në vendim.

Rama do të japë deri në 10 milionë lekë në muaj