U vra nga fqinji, flasin banorët: Prona as e njërit, as e tjetrit. U zunë për "mustaqet e Çelos"
65-vjeçari, Safet Yskollari, që u vra sot nga fqinji i tij ishte kthyer një vit më parë nga Amerika. Banorët që e njohin thonë se ishte njeri shumë i mirë dhe i qetë.
Por nuk ndajnë të njëjtat konsiderata për autorin e krimit Fatmir Manellari 63 vjeç.
"Viktima ka qenë në Amerikë, nuk ka një vit që është kthyer. Jetonte atje. Ishte njeri shumë shakator, i sjelklshëm dhe i edukuar."
"I njoh të dy palët. Autori ishte njeri negativ, pa shkollë. Nuk ishte në rregull me trutë, nuk kishte edukatë. Viktima ishte njeri i shkëlqyer. Janë zënë për këtë vendin që nuk e ka asnjëri, as tjetri. Mustaqet e Çelo Picarit. Viktima ishte në Amerikë dhe erdhi. Jetonte këtu vetëm me gruan se fëmijë një bëri".
Ngjarja e rëndë u regjistruar rreth orës 17:50 në fshatin Gështenjas, Pogradec.
Gjatë një konflikti përpronësinë e një ish-kovaçane (punishte për përpunimin e metalit), Manellari plagosi me thikë Yskollarin.
Ky i fundit u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
