Tjetër investitor strategjik, Rama i jep privatit tokë për 1 euro në Himarë për hotel e kompleks turistik

Duket se qeveria shqiptare nuk do të ndalë së qeni “bamirëse” lidhur me dhënien e kontratave me 1 euro për investitorët strategjikë.

Kështu, përmes një vendimi të ditës së sotme të publikuar pas mbledhjes së këshillit të ministrave, ministria e Financave dhe Ekonomisë ka lidhur një kontratë më shoqërinë “White RoadsRotel”.

Kjo shoqëri do të jetë si qiramarrës, të pronave të paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale 1739 në Himare, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike.

Kështu, kjo shoqëri do të përfitojë truall me sipërfaqe totale 9 157.2 m2 në pronësi shtetin, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë.

“Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me tarifën 1 (një) euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “ËHITE ROADS HOTEL”, sh.p.k., me NUIS M02407023J, si qiramarrës, për pronat e paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale 1739, me numër pasurie 68/122, 5240/5 dhe 68/51/2, të llojit “truall”, me sipërfaqe totale 9 157.2 m2 (nëntë mijë e njëqind e pesëdhjetë e shtatë pikë dy), në pronësi “shtet”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, sipas dokumentacionit të pronësisë, planvendosjes, dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi.” – thuhet në vendim

Për këtë vendim ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, dhe shoqëria “ËHITE ROADS HOTEL”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.