Rama: Operacion kundër ndërtimeve pa leje të milionerëve, që thonë se i kanë katet me mua

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediet nga ministria e Brendshme u shpreh se zbatimin e ligjit në territor nuk e bën kryeministri, ministri i Brendshëm, drejtori i policisë, por e bën trupa që është atje në terren.

Ai tha se  ky operacion duhet të jetë i dhimbshëm për milionerët e përfshirë sepse ata bëjnë karshillëkun më të madh dhe që u thuhet njerëzve që ndajnë katet me Ramën.

Rama: Sot ka më pak shkelje se në të shkuarën, por kjo nuk është gjë për tu ngushëlluar. Zbatimin e ligjit në territor nuk e bën kryeministri, ministri i Brendshëm, drejtori i policisë, por e bën trupa që është atje në terren dhe e ngarkuar të mbulojë territorin. Ky operacion duhet të jetë i dhimbshëm për milionerët e përfshirë sepse ata bëjnë karshillëkun më të madh dhe që u thuhet njerëzve që ndajnë katet me mua.

E kam edhe personale këtë betejë. Nuk dua të përmend emra, por asnjë emër nuk ka rëndësi. Duhet që ky operacion të bëjë se askush të mos mendojë se mund të ndërtojë pa leje se do t’i hyjë ca halleve që nuk ia vlejnë fare.