Rama takohet me shefen e re të UMNIK: Për ne misioni në Kosovë e ka mbaruar punën e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2022, 15:54
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar sot shefja e re e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh.
Ai shkruan në Twitter se për Shqipërinë UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit.
Rama: I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit. Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën.
