U kërkua të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria, ja çfarë po ndodh në selinë e ambasadës së Iranit

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Vendimi u shpall sot nga kryeministri Edi Rama, pasi provat e pakundërshtueshme vërtetuan se pas sulmit kibernetik i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ishte sponsorizuar dhe organizuar nga Irani

Vendimi i është bërë e ditur me notë zyrtare ambasadës së Republikës Ismale të Iranit dhe i kërkohet trupit diplomatik të lërë Shqipërinë brenda 24 orësh, deklaroi kryeministri Edi Rama në një deklaratë për median sot nga kryeministria.

Por çfarë po ndodh në ambasadën e Republikës Islamike te Iranit?

Ndiqni raportimin e gazetares se Ora News, Nertila Dosti.

Edi Rama:“Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithe personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfire edhe personelin e sigurise"