Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme njoftoi emërimin e Muhamet Rrumbullakut në krye të policisë së shtetit.

Bledi Çuçi: Sot Këshilli i Ministrave emëroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullakun. Rrumbullaku i vlerësuar në çdo pozicion që ka qenë. Reformoi agjencinë që është kthyer në një agjenci civile dhe rezultatet e reformës kanë filluar të ndjehen ndërkohë. Rrumbulaku mban gradën e drejtuesit të parë në piramidën e policisë së shtetit dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë në krye të Policisë së Shtetit.

"Në orën 16:00 do të bëjmë një prezantim të gjerë të dy drejtorëve të tjerë të Ministrisë së Brendshme përkatësissht të drejtorit të ri të Agjencisë së Mbikqyrjes Policor edhe të drejtoreshës së IKMT.", shtoi Çuçi.

Emrat e tyre janë paraprakisht, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policor ndërsa Dallëndyshe Bici është rikthyer në krye të IKMT-së pak ditë pas shkarkimit si zv/Ministre e Mbrojtjes.