Rama ndërpreu marrëdhënien me Iranin pas sulmit kibernetik, bie për 30 minuta e-albania

Rama ndërpreu marrëdhënien me Iranin pas sulmit kibernetik, bie


Ora 13:45 Bie portali e-albania 

Portali e-albania ka rënë ditën e sotme.

Njerëzit që u përpoqën ta hapnin nuk kanë mundur të hynin në sistem.

Kjo ndodhi rreth 2 orë orë pasi kryeministri Edi Rama akuzoi qeverinë e Iranit për sulmin kibernetik të korrikut ku për disa ditë me radhë e Albania doli jashtë funksionit dhe njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.

Edhe ne u përpoqëm të hynim në këtë faqe por ishte e pamundur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE


Ora 14:20 Rikthehet sërish e-albania

Ndërkohë gati 30 minuta pasi portali ishte jashtë shërbimi, ai është rikthyer sërish dhe tani është i aksesueshëm nga qytetarët.

Gjithashtu u është bërë se trupi diplomatik dhe i gjithë stafi duhet të largohet brenda 24 orësh nga Shqipëria. 

Rama bëri të ditur se për vendimin ka informuar aleatët vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat janë ndarë edhe rezultatet e hetimit. Për të bllokuar sulmin në atë kohë në shqipëri mbërritën ekipe të specializuara partnere të anti-terrorit digjital.

KETU LAJMI NE PERDITESIM 

NE PERDITESIM/ Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ambasada duhet të largohet brenda 24 orësh