Vrasjet në vend, PD kërkon Çuçin dhe Nanon në komision

Një një deklaratë të drejtpërdrejtë nga kryesia e kuvendit deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferi  tha se Komisionin për Sigurinë Kombëtare ka thirrur në një seancë dëgjimore Çuçin dhe Nanon.

Kjo sipas tij kjo vjen si rezultat i situatës së rëndë të rendit dhe të kriminalitetit në vend

Ferdinand Xhaferi: Dje dhe sot kam biseduar me të gjithë kolegët e opozitës kemi rënë dakord të thërrasim në seancë dëgjimore në Komisionin për Sigurinë Kombëtare Ministrin e Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi. Nano në deklaratë për mediat franceze ka deklaruar se 14 persona i kanë shpëtuar arrestimit për dekonspirim operacioni. Shkarkimi i Nanos ishte për mosrealizim objektivash.  Nano është dekoruar me medalje nga Lleshaj është dekoruar dhe nga amerikanët. U shkarkua, situata e rendit dhe kriminalitetit në vend është e rëndë. Arsyen e tha vetë Nano. Kjo do të thotë se krimin e kemi brenda policisë. Për të gjitha këto kemi thirrur Ministrin e Brendshëm si dhe kemi ftuar dhe Gledis Nanon.