U dekonspiruan operacionet, Çuçi thumbon Gledis Nanon dhe "lan duart": Kur nuk e dinte ai vështirë ta dijë ministri

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi reagon ndja deklaratës së Gledis Nanos  se 14 kriminelë kishin arritur të ikin pasi u dekonspiruan operacionet.

Pyetjes së Ora Neës a është shqetësuese implikimi I disa individëve në policinë e shtetit?

Pa diskutim që është shqetësuese por dhe pjesë e punës së përditshme që ka policia e shtetit për të pastruar rradhët e policisë së shtetit nga këta element që dekonspirojnë operacionin e policisë.

Kur nuk e di drejtori i përgjithshëm I policisë në detyrë, vështirë do ta dijë ministri këtë gjë

Ne padiskutim që do ta hetojmë dhe thellojmë hetimin dhe këtu do të përfshihet dhe ish drejtori i përgjithshëm i policisë që bëri këtë deklaratë të tillë.