Ardi Veliu rikthehet në polici, Çuçi pretendon se do pastrojë radhët e efektivëve
Deklarata e bërë prej ish Drejtorit të Policisë Gledis Nano nuk ka sjellë asnjë reagim, si nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Policisë dhe as nga Ministria. Deklarimi në mediat franceze prej kreut të rendit se 14 persona të kërkuar i shpëtuan operacioneve pasi morën informacion nga efektivë të policisë, konsiderohet si një nga deklaratat më të rënda deri më tani, por publikimi në media nuk ka sjellë asnjë reagim të shpejtë në parlament.
Vetë Ministri i Brendshëm nuk ka komentuar këtë zhvillim por bëri të ditur vetëm emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe ndryshimin e shefit të kontrollit të policëve duke rikthyer në strukturë Ardi Veliun.
Bledi Çuçi: Sot Këshilli i Ministrave emëroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullakun. Rrumbullaku i vlerësuar në çdo pozicion që ka qenë. Është drejtori i cili reformoi agjencinë e cila tashmë është kthyer në një agjenci civile dhe rezultatet e reformës kanë filluar të ndjehen ndërkohë. Rrumbulaku mban gradën e drejtuesit të parë në piramidën e policisë së shtetit dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë në krye të Policisë së Shtetit.
Është drejtori i cili reformoi agjencinë e cila tashmë është kthyer në një agjenci civile dhe rezultatet e reformës kanë filluar të ndjehen ndërkohë.
Edhe pse Ardi Veliu u shkarkuar kur Rama emëroi si kryepolic Gledis Nanon, Çuçi pretendoi se ai do të pastrojë edhe policinë.
Lajmi ka sjellë reagim vetëm të deputetëve të opozitës, që kanë kërkuar të paraqitet në interpelancë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
“Kjo do të thotë segmente të caktuara të krimit janë brenda policisë. Për të gjitha këto kemi thirrur Ministrin e Brendshëm në seancë dëgjimore si dhe kemi ftuar dhe ish Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gledis Nanon."
Në fakt akuzat se forcat e policisë i qëndronin mburojë personazheve të njohur të krimit u shtuan kur efektivi Jeton Lami u akuzua se shërbente si shofer i Ervis Martinajt. Por më herë nuk kanë munguar as dyshimet se dhe operacionet ndërkombëtare u dekonspiruan nga Shqipëria.
