FOTO/ Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim në kryeministri takon Ramën më pas Nikollën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2022, 13:36

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka qenë sot në kryeministri në një takim me kryeministrin Edi Rama.
Ky takim erdhi pak pasi kryeministri deklaroi se Shqipëria ndërpret marrëdhëniet me Iranin për shkak të sulmit kibernetik të korrikut ku për disa ditë me radhë e-Albania doli jashtë funksionit.
Rama e quajti këtë sulm agresion shtetëror.
Më pas ambasadorja u nis drejt kryesisë së Kuvendit ku do takohet me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.