A u godit Shqipëria për shkak të muxhahedinëve? Ja si përgjigjet zv/kryeministrja

Pyetje: A u godit Shqipëria për shkak të muxhahedinëve? Sa i siguron shteti shqiptar qytetarët që Irani do të qëndrojë deri tek sulmet kibernetike e nuk do të shkojë më tej.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku: Shqipëria është një ndër vendet më të sigurta në Europë. Nuk është vendosur kurrë nën sulmet terroriste, jo për faktin se nuk jemi të ekspozuar, pasi vetëm fakti që jemi anëtarë të  NATO-s na bën të kemi armiqtë tanë. Sigurisht ka qenë punë e mirë e bërë nga Antiterrori. Ju siguroj se do të bëjmë të njëjtën punë të mirë për ti pasur të sigurtë e të paekspozuar ndaj ndaj çdo lloj sulmi tjetër.

Zv/kryeministrja Balluku bëri deklaratën pas mbledhjes së qeverisë.