Maqedonia e Veriut dënon sulmin kibernetik: Malinj, destabilizues për Shqipërinë dhe më gjerë
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dënuar ashpër sulmin kibernetik të 15 korrikut 2022, të kryer kundër Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit.
"Maqedonia e Veriut solidarizohet me Qeverinë e Shqipërisë, mbështet masat e marra në këtë kontekst dhe bën thirrje për përgjegjësi për autorët e aktiviteteve të tilla malinje destabilizuese që kërcënojnë jo vetëm sigurinë kombëtare dhe sigurinë e Shqipërisë, por kanë edhe implikime më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare.
Sulme të tilla shkatërruese përfaqësojnë një shkelje flagrante të normave të së drejtës ndërkombëtare, një përpjekje për të minuar sovranitetin e Shqipërisë, si dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe institucioneve të saj" thuhet në deklaraten e ministrise se Jashtme te Maqedonise se Veriut
Për të mbrojtur interesat tona, por edhe interesat e secilit vend anëtar të NATO-s dhe aleatëve të tij, ne mbetemi unikë brenda Aleancës në trajtimin e të gjitha sfidave që kërcënojnë rendin dhe sigurinë ndërkombëtare, mbyllet deklarata e Ministrise se Jashtme.
