Test droge edhe për efektivët e Agjencisë së Mbrojtjes Policore. Do vëzhgohen edhe rrjetet sociale të policëve

Të gjithë efektivët e Agjencisë së Mbrojtjes policore do ti nënshtrohen testit të drogës. Ndryshimet ligjore të miratuara parashikojnë përjashtim për efektivat që nuk pranojnë ti nënshtrohen testit. Një tjeter ndryshim ka të bëjë edhe postimet e efektivëve në rrjetet sociale ku i jepet hapësirë Agjencisë të kontrollojë dhe të verifikojë postimet që bëhen nga efektivat

Oficeret e agjesise së mbijqyrjes policore do ti nënshtrohen testit të drogës. Në rregullat e bërë publike në fletoren zyrtarë thuhet së nësë ato nuk pranojnë ti nënshtrohet këtij ekzaminimi atëherë përjashtohen nga rradhët e policisë.

Pwr efektviët e AMP ende nuk është përcaktuar data e fillimit tw kwtij procesi apo laboratori i cili do ti kryej këto analiza. Ndërkohë më 22 nëntor 2021, aplikimi i këtij testi filloi në radhët e policisë, ku pati me dhjetëra prej tyre qw rezultuan përdorues dhe u penalizuan. Masat e vendosura u kundërshtuan nga efektivat me arsyetimin e gabimit te laboratorit privat apo me arsyen se merrnin medikamete mjekësore që përmbanin  përqindje të lëndës narkotike.

Një tjetër ndryshim në rregullore wshtë edhe ekspozimi i punonjësit të agjencisë në rrjete sociale apo në televizone mediaktike.

Sipas dokumentit të publikuar në fletoren zyrtare thuhet se punonjësi i Agjencisë nuk duhet të japë leksione, të marrë pjesë në ndonjë diskutim publik, ose në ndonjë program televiziv apo radiofonik, të prononcohet apo botojë në median e shkruar, të bëjë postime në rrjete sociale, mbi çështje që lidhen me punën e Agjencisë, pa miratimin paraprak të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë.