Yuri Kim pas takimit me Nikollën dhe Gjekmarkaj: Do vazhdojmë të takohemi me të zgjedhurit legjitimë
Ambasadorja e ShBA në Shqipëri Yuri Kim në një delklaratë për mediat pas zhvillimit të takimit të saj me kryetaren e kuvendit Lindita Nikolla dhe me nënkryetarine kuvendit Agron Gjekmarkaj u shpreh se ky takim është në kuadër të angazhimit për rregullin, ligjin dhe institucionet demokratike.
Ambasadorja Kim u shpreh se do të vazhdojë takimet me ato që janë zgjedhur në mënyrë legjitime.
Yuri Kim: Sapo kam zhvilluar disa takime të mira me kryetaren e kuvendit Nikolla dhe nënkryetarin e kuvendit. Si unë dhe pararendësit e mi e kemi pjesë të traditës të takohemi me kryetarët e kuvendit në fillim të sesionit parlamentar. Është e rëndësishme të angazhohemi në rregullin, ligjin dhe institucionet demokratike kjo është arsyeja pse ndodhesha këtu. Ende do të vazhdojmë të takohemi me ato që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe gjithashtu kanë një rol legjitim për të luajtur në forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër korrupsionit.
Sakaq në një postim në Twitter Nikolla shkroi:
"Një takim i ngrohtë me Ambasadoren e SHBA-së, miken tonë të dashur Yuri Kim, Ambasadorja e ShBA në Shqipëri. Shkëmbyem mendime për prioritetet e seancës së re parlamentare dhe intensifikimin e bashkëpunimit të Kuvendit të Shqipërisë me Kongresin e Shteteve të Bashkuara."
A warm meeting with the Ambassador of the U.S.,our dear friend Yuri Kim @USAmbAlbania.
— Lindita Nikolla (@NikollaLindita) September 7, 2022
We exchanged opinions on the priorities of the new parliamentary???? session and the intensification of the cooperation of the Assembly of Albania????????with the Congress of the United States???????? pic.twitter.com/oqlhgirVQv