Në Durrës/ Turistja norvegjeze denoncon humbjen e babait. Burri largimin e gruas

Dy denoncime për humbje të kontakteve me të afërm kanë arritur në komisariatin e Durrësit.

Një turiste norvegjeze ka denoncuar humbjen e babait ndërsa, një burrë ka denoncuar largimin e gruas.

“Shtetasja S. S., banuese në Norvegji, ka humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin T. S., 53 vjeç, banues gjithashtu në Norvegji. Vijojnë verifikimet nëse 53-vjeçari ka lëvizur drejt territorit të RSH,  me qëllim gjetjen e tij”, njofton policia.

Sakaq , shtetasi me inicialet B. B., ka denoncuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshortja e tij, 47 vjeçarja me inicialet V. B., banuese në Durrës.

Po punohet për gjetjen e tyre.