Vrasja e biznesmenit Hoxha, prokuroria çon në gjykatë dosjen e Fredi Rrushit
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen penale për rrëmbimin dhe vrasjen e Ruzhdi Hoxhës një vit më parë pa arritur të gjetë armën dhe makinën e përdorur në krim.
I akuzuar për ngjarjen është shtetasi Fredi Rrushi i cili u vu në pranga më 26 nëntor 2021 për vrasje me paramendim.
Në përfundim të hetimeve, ndaj Rushit prokuroria ka ngritur edhe akuzat e armëmbajtjes pa leje, zhdukjes se provave e zhdukjes se kufomes së viktimës që u gjet disa dite pas krimit e groposur ne Dajt.
Burimet nga grupi i hetimit, thanë se megjithë përpjekjet, nuk është arritur të gjendet automjeti tip Volksvagen Passat me të cilin u rrëmbye Ruzhdi Hoxha dhe pistoleta me të cilën ai u ekzekutua në zonën e Dajtit.
Po kështu edhe motivi i krimit ka mbetur i pa zbardhur pasi i akuzuari nuk ka pranuar të japë shpjegime.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 6 nëntor 2021 kur Ruzhdi Hoxha shkoi për të takuar disa të njohur të tij dhe nuk u kthye më në banesë. Ai u gjet i vrarë dhe i mbuluar me zallishte pas malit të Dajtit, 17 ditë pas humbjes së kontakteve me familjen.
Denoncimin për ngjarjen e bëri në polici djali i viktimës I cili tregoi edhe personat që kishin kërkuar të takoheshin me babain e tij.
Detajet e dhëna nga djali i viktimës zbardhën itinerarin e ndjekur nga automjeti që rrëmbeu 43-vjeçarin. Makina kishte kaluar në zonën e Treshit, në Paskuqan dhe më pas është parë në një repart ushtarak ku ka humbur gjurmët shfaqet për herë të fundit mjeti.
Policia ka deklaruar pas ngjarjes se shtetasi Fredi Rrushi, është autor i rrëmbimit dhe i vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha. Ai është vënë në pranga më datë 26 tetor 2021, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.
Këtë aktivitet ai dyshohet se e ka kryer edhe në Shqipëri pasi dyshohet si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj, kun ë datën 31 tetor 2021, u vunë në pranga dy punëtorët e hashashit.
Momentet e fundit te Ruzhdi Hoxhes
Në nëntor 2021 Ora News siguroi një video ku ishin filmuar momentet e fundit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Pamjet ishin marrë në kodrat e Liqenit artificial dhe thuhet se bëhet fjalë për datën 21 tetor 2021, pikërisht një ditë pas largimit të 43 vjeçarit nga banesa në Paskuqan.
Në pamjet filmike dukej Ruzhdi Hoxha që në një moment merr telefonin për të folur. Ai është i veshur me një xhup pa mangë, e njëjta që gjeti policia e shtetit në zonën e Qafë Mollës.


