Pritet emërimi i zëvendësuesit të Gledis Nanos

Zëvendësuesi i ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano pritet të emërohet sot.

Emërimi do të bëhet një javë pas shkarkimit të Nanos.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Emri i lakuar për këtë post është Muhamet Rrumbullaku, që më herët ka qenë dhe pjesë e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, me një karrierë në polici me postin e drejtuesit të Policisë së Tiranës dhe në kabinetin e Ministrit, duke shërbyer si këshilltar, raporton gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.