Tiranë/ Rreh gruan e kanos me çifte, kur ndërhyri policia ua drejton dhe atyre
Një 57 vjeçar është arrestuar pasi jo vetëm që ushtroi dhuën dhe kanosi me armë gruan por kanosi dhe policin në momentin kur ata ndërhynë pë ta arrestuar.
Ngjarja ndodhi në rrugën "Sabaudin Gabrani", Tiranë.
“ Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me armë gjahu (çifte). Në momentin që kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ky shtetas, ka kanosur me çifte, për shkak të detyrës, edhe punonjësit e Policisë. Pas neutralizimit të tij, 57-vjeçari nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në komisariat “ informoi policia.
Operacioni policor u kodua “Ndërhyrja”
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte).
S. D., 57 vjeç u arrestua për veprat penale "Dhuna në familje", "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
