Boshatisen shkollat në fshatra, në Elbasan numër i ulët i nxënësve në zonat rurale

Nga 1050 nxënës që priten të regjistrohen për vitin e ri shkollor deri më tani në Elbasan janë regjistruar 880 prej tyre. Vërehet një ulje e numrit të nxënësve nëpër fshatra.

Ikja e popullsisë nga fshatrat po shkakton probleme edhe në institucionet arsimore parauniversitare.

Në Elbasan të paktën një shkollë pritet të mbyllet për shkak të mungesës së nxënësve ndërsa disa të tjera pritet të bashkohen.

Ermir Çela: Kemi një shkollë të mbyllur, ndërsa dy shkolla kalojnë në shkolla vartëse.

Nga 1050 nxënës që pritet të regjistrohen në Elbasan në fillimin e vitit të ri shkollor, deri më tani sipas zyrtarëve atje janë regjistrur 880.

Ermir Çela: Përsa i përket numrit të rregjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme kemi rreth 890 nxënës por ana pozitive është që kemi një rritje të numrit të nxënësve që duan të vazhdojnë arsimin profesional. Është një arritje e madhe pasi në këto shkolla nxënësit aftësohen për degë të ndryshme.

Të hënën e 12 shtatorit qindra nxënës pritet tu drejtohen bankave të shkollave, ndërsa zonat rurale janë ato që do të përballen jo vetem me numër të reduktuar nxënësish, por edhe me mungesë investimesh.