Gruaja e dënuar me varje pëson sulm në zemër duke parë 16 të ekzekutuar para saj

Një grua iraniane e dënuar me varje pësoi një atak në zemër dhe vdiq pasi pa 16 burra të ekzekutuar para saj, por rojet barbare të regjimit sërish e zbatuan dënimin mbi kufomën e saj.

Fëmijët e Zahra Esmaili u arrestuan si bashkëpunëtorë të saj.

Vdekja e Zahra u konfirmua nga organizatat iraniane të të drejtave në shkurt të vitit të kaluar.

Disa ditë më vonë, avokati i saj Omid Moradi tha se Zahra kishte pësuar një atak në zemër në momentet që e çuan për ta  varur, tha një grup i të drejtave të njeriut për The Mirror.

Rojet mizore pretenduan se vdekja e saj nuk ishte e mjaftueshme ndaj e varën.

Në përpjekje për të mbuluar sekuencën e ngjarjeve, zyrtarët  mohuan se ajo kishte vdekur si pasojë e një ataku kardiak, për të cilin Moradi pretendonte se ishte shkruar në certifikatën e saj të vdekjes.