Erdogan sfidon sërish Greqinë brenda pak orëve: Durimi ynë do të mbarojë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2022, 17:15
Presidenti turp Rexhep Taip Erdogan bëri deklarata të reja provokuese kundër Greqisë pasditen e së martës (6 shtator), pak orë pas kërcënimeve të tij se “mund të vijmë papritur një natë”.
Presidenti turk, i cili ndodhet në Bosnje-Hercegovinë, përsëriti gjatë një konference të përbashkët për shtyp deklaratat e mëparshme se Ankaraja do të bëjë atë që është e nevojshme në rast se vazhdojnë “kërcënimet e paligjshme” të Greqisë.
“Ata kanë ishuj, kanë baza në ato ishuj dhe nëse vazhdojnë kërcënimet e tyre të paligjshme, durimi ynë do të mbarojë”, tha Erdogan.
“Ajo që po ju them nuk është fantazi. Kur themi mund të vijmë brenda natës, kur të vijë koha do të vijmë brenda natës”, theksoi ai.
