Kapet automjeti me 2.5 milionë euro drogë, ishte fshehur në pakot e kafes
Guardia di Finanza e Romës ka sekuestruar 611 kg hashash në një automjet tip TIR, me targa spanjolle që po qarkullonte në unazën e qytetit.
Në flagrancë të trafikut të lëndëve narkotike janë arrestuar dhe dy shtetas spanjollë, shoferë të automjetit të cilët dyshohen të jenë korrierët e drogës.
Operacioni i ndalimit të mjetit është bërë pas disa manovrave të dyshimta që drejtuesi i TIR bëri në dalje të unazës.
Patrulla e Guardia di Finanza e Romës, vendosi të kryej kontrollin e rastit.
Nervozizmi i personave në bord solli dyshimet e një analizë më teknike të automjetit ku mes arkave me kafe e pudër u gjetën të fshehura 611 kilogramë hashash.
Sipas financës italiane droga e gjetur do të sillte një fitim tregu rreth 2.5 milionë euro.
Ndaj dy shoferëve është vënë masa e ndalimit paraprak me burg.
Autoritetet italiane kanë nisur një proces hetimor.
