Për pak bëhet njeriu i 25-të më i pasur në botë, banka i kalon gabimisht 50 mld dollarë në llogari

Një baba me fat ka përshkruar momentin kur ai u bë njeriu i 25-të më i pasur në botë, pasi një gabim bankar e bëri për pak kohë atë dhe familjen e tij në multi-miliarder.

Darren James tha se gruaja e tij  telefonoi për të raportuar se në llogarinë bankare ishin shfaqur 43.4 miliardë paund.

Ngjarja e çuditshme e la babanë e dy fëmijëve, nga Luiziana në SHBA, përkohësisht 10 herë më të pasur se shefi i Virgin, Richard Branson.

Darren i habitur nuk u besonte syve, raporton Daily Star .

“Ishte çmenduri të shihja se si dukej sepse nuk kam parë kurrë kaq shumë zero në jetën time”, tha ai për BR Proud.

“Dhe gjithçka që ne po mendonim ishte se kush do të trokasë në derën tonë ... sepse ne nuk njohim askënd me ka shumë para.”

Por në vend që të përpiqej të shpenzonte pasurinë e tij të re me një rezidencë ose një superjaht, Darren pranoi atë që kishte ndodhur dhe bëri që paratë t'i ktheheshin pronarit të ligjshëm.

Megjithëse ai tha se kishte fantazuar se çfarë mund të bënte me gjithë ato para, ai kontaktoi bankën e tij, Chase, për të rregulluar kthimin e tyre te pronari i ligjshëm. “Ne e dinim se nuk ishte e jona,” tha ai. 

Darren tha se ai mendonte më mirë të vazhdonte punën, duke shtuar se puna e tij e mëparshme në zbatimin e ligjit nënkuptonte se ai e dinte se mbajtja e pasurive të tilla do të konsiderohej vjedhje.

Banka nuk zbuloi kurrë se nga erdhën paratë, apo si erdhi gabimi. Dhe disa ditë më vonë, pasuri ishte zhdukur përsëri nga llogaria e tij bankare.