Takimi Putin-Zelenski, Moska: Jo klishe! Kievi të përmbushë kriteret tona
Presidenti Vladimir Putin mund të vizitojë rajonin e pushtuar të Donbasit në Ukrainë në të ardhmen e afërt. Deklarimet e Kremlinit vijnë pasi Moska refuzon një takim me Zelenskin duke e trajtuar këtë të fundit si palë të barabartë.
Kremlini thotë se presidenti rus Vladimir Putin mund të takohet me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski vetëm nëse do të ketë një marrëveshje të fortë mes dy liderëve.
Sipas zëdhënësit të Putin, Dmitri Peskov takimi nuk duhet të jetë sa për t’u quajtur takim dhe se Moska nuk është e interesuar për një gjë të tillë për momentin.
Peskov foli për të njëjtën çështje të dielën, duke i thënë kanalit televiziv Rossiya 1 se Moska ishte e gatshme të bisedonte me Zelensky vetëm për mënyrën se si do të përmbushen kërkesat e Rusisë nga ana e Ukrainës.
Zëdhënësi i Kremlinit foli edhe për një vizitë të mundshme të presidentit rus në rajonin e Donbasit i cili kontrollohet në pjesën më të madhe nga trupat e Moskës.
"Sa i përket udhëtimit të presidentit nuk kam dyshim se do të vijë koha për një udhëtim të tillë. Ju mund të shihni se Donbasi po rindërtohet dhe po zhvillohet, objektet e reja janë duke u vënë në punë.
Po bëhen përpjekje të fuqishme për të rivendosur të gjitha sistemet utilitare të jetës, furnizimi me ujë, energji elektrike dhe objektet sociale. Puna po kryhet në mënyrë aktive, shumë e shumë mijëra njerëz punojnë atje," tha Peskov.
Ai komentoi edhe vazhdimin e operacionit ushtarak në Ukrainë për të cilin pretendoi se po ecën sipas planit rus.
